fbpx

Ja pse nuk duhet t’i quani më njerëzit “të shëndoshë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

T’i quash njerëzit të shëndoshë ose përtacë, e vështirëson procesin e luftimit kundër epidemisë së obezitetit.

Një hulumtim i bërë nga 100 profesionistë shëndetësorë, ka ardhur në përfundim se ky lloj “bullizmi” shkakton dëme shëndetësore fizike dhe mentale tek njerëzit, të cilët përballen me mbipeshën.

Sipas tyre, kjo gjë duhet të ndalojë, sepse shumë persona obezë, nuk janë përgjegjës tërësisht për peshën e tyre, pasi që me anë të studime të fundit është zbuluar se obeziteti është i lidhur edhe me ambientin dhe gjenetikën e tyre.

Sipas të dhënave, në Britaninë e Madhe përafërsisht 1 në 5 njerëz përballen me këto paragjykime, transmeton Gazeta Express.

“Ideja se njerëzit e shëndoshë janë përtacë, kanë mungesë të disiplinës dhe përgjegjësive personale është e gabuar dhe duhet të ndalojë menjëherë, sepse është duke kontribuuar në vështirësimin e luftimin të këtij problemi”, tha Dr. Francesko Rubino, autor i hulumtimit.

Sipas tij, deri tani historia ka treguar se stigma ndaj një sëmundjeje të caktuar siç është HIV-i, kolera apo sëmundje të tjera, e ka vështirësuar shërimin dhe përmirësimin e tyre.

Prandaj nuk duhet bërë një gabim i tillë përsëri.

Ky hulumtim është publikuar dje në revistën “Nature Medicine”.

Share.