fbpx

Ja kur priten përgjigjet nga ankesat për 6.000 denarë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në konferencën e sotme për shtyp tha se afati i fundit për shqyrtimin e ankesave dhe kundërshtimeve, të ndihmës shtetërore prej 6,000 denarë nga pakoja e katërt e masave për qindra mijëra qytetarë, do të shqyrtohet brenda 10 ditëve. Qytetarët kanë pasur mundësi për ankesa deri më datë 21 dhjetor. Sipas saj, shumica e ankesave janë drejtuar nga prindër të vetëm, duke siguruar se fondet do të paguhen në llogaritë e tyre.

“Afati ligjor për shqyrtimin e ankesave është 10 ditë dhe gjatë kësaj kohe do të gjendet mënyra për të paguar fondet për prindërit e vetëm për të cilët u paraqitën lista e ankesave që erdhi gjatë ditës së djeshme. Ata do t`i marrin këto mjete prej 6,000 denarë. Ekziston një periudhë e ankesave, ankesat shqyrtohen dhe në periudhën e ardhshme do të vendoset se cilat ankesa do të pranohen. Ne nuk po heqim dorë nga pagesa e të gjithëve parave.”, theksoi ministrja Shahpaska.

Share.