fbpx

Ja cilat janë Vendet Evropiane ku mund të Udhëtohet pavarësisht pandemisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sezonit veror në Evropë ngadalë po i vjen fundi. Në shumë vende numri i infeksioneve me korona po rritet sërish. Vendet po mbrohen me rregulla dhe kushtëzime të reja. Ku është maska e detyrueshme? Kush duhet të bëjë testin e kurorës? Cilat rajone shpallen zona të rrezikuara? Secili vend u përgjigjet këtyre pyetjeve në mënyrën e vet, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.

Në Gjermani në shtator të gjithë pushuesit, që kthehen nga zonat e rrezikuara, janë të detyruar të kryejnë testet. Stacione për kryerjen e testeve janë vendosur në shumicën e aeroporteve gjermane dhe në vendkalimet më të mëdha kufitare. Deri tani këto teste kanë qenë falas. Por pas vendimit të fundit të ministrave të Shëndetësisë të federatës dhe landeve gjermane testet falas do të hiqen. Parashikohet që, që nga 1 tetori udhëtarët që kthehen nga zonat me r.r ez.iksh.mëri, të futen në karantinë.

Në verë dhjetëra-mijëra gjermanë shkuan përsëri me pushime në ishullin e tyre të preferuar Majorka dhe në Spanjën kontinentale. Por aktualisht numri i rasteve po rritet, sidomos në rajonin e Madridit. Ministria e Jashtme Gjermane lëshoi një paralajmërim për rrezikun e udhëtimit në të gjithë Spanjën. Edhe ishujt Kanare janë shpallur zonë me rre.ziksh.mëri.

Por megjithatë kush dëshiron të shkojë në Spanjë, duhet të plotësojë para udhëtimit një formular në internet, pastaj ai merr një kod QR, që duhet ta tregojë kur të mbërrijë me avion.

Në Spanjë zbatohen rregulla strikte ndaj koronës: jeta e natës ndalohet në mbarë vendin, pirja e duhanit është e ndaluar në hapësirat publike nëse distanca e sigurisë nuk mund të ruhet, gjithashtu edhe alkooli nuk lejohet të pihet më jashtë. Në Majorka plazhet dhe parqet janë të mbyllura nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 7:00 të mëngjezit. Baret, restorantet dhe kafenetë lejohen të pranojnë vetëm gjysmën e numrit të zakonshëm të klientëve.

Share.