fbpx

Izet Mexhiti aktron përplasje me Artan Grubin, sepse nuk i ka përmbushur premtimet në Çair

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përplasja mes dy eksponentëve kryesor të Bashkimit Demokratik për Integrim, nënkryetarit Izet Mexhiti dhe zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, përpos që ka krijuar tensione të brendshme partiake brenda degës Çair, zërat brenda BDI-së thonë se kjo situatë ka alarmuar edhe kryesinë e kësaj partie.
Burime të afërta me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti, thonë se përplasja Grubi-Mexhiti është vetëm një përplasje aktrimi para aktivistëve partiak. Sipas të njëjtit burim, gjithë kjo përplasje në Çair është vetëm aktrim i fuqishëm i Izet Mexhitit para aktivistëve të tij, sepse ky i fundit gjatë fushatës zgjedhore të 15 korrikut, kishte premtuar aq shumë, sa që sot nuk po mund të përmbush asnjë premtim për aktivistët e Çairit.
Ndryshe, zëra brenda degës së BDI-së në Çair, thonë se të dy protagonistët e kësaj përplasje, kanë marr ultimatum të fuqishëm nga aktivistët dhe kryetarët e nëndegëve përkatëse, që t’i përmbushin kërkesat e aktivistëve, ose në të kundërtën do të kenë bojkot të fuqishëm brenda kryesisë së degës Çair.

Share.