fbpx

Italia ‘mbërthehet’ nga ‘ethet’ e Koronavirusit, Ja çfarë po ndodhë atje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi (dje ishin 20). Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.781

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1786 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1640) për një total prej 304323 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 1097 të shëruar, për një total prej 221.762 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 10 viktima dhe 229 raste të reja pozitive.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon 16.935 kurse totali i të infektuarve është rritur në 105 455

Share.