fbpx

ITALI: Ndalohen dy Autobusë nga Shqipëria. Ishin plot … jo me Udhëtar por me valixhe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbyllja e kufijve me Italinë për shkak të pandemisë mesa duket i ka detyruar shqiptarët të dërgojnë pako e porosi për të afërmit e tyre emigrantë në Itali, duke përdorur autobuzat e linjës Shqipëri-Itali.

E një fakt i tillë ka rënë në sy të autoriteteve italiane të cilat pak orë më parë kanë ndaluar e inspektuar dy autobuza nga Shqipëria plot me bagazhe të pajustifikuara.

Dy autobuzët janë ndaluar në portin e Barit e në vend të pasegjerëve transportonin valixhe, pako e mallra.

Policia doganore e Barit në bashkëpunim me policinë kufitare e me autoritetet e Policisë financiare kanë kryer kontrolle të automjeteve e pasegjerëve që udhëtojnë nga Shqipëria në Itali.

Gjatë kontrollit janë ndaluar 2 autobuza me targa shqiptarë e të drejtuar nga shoferë shqitparë, Në autobuzin e parë nuk është gjetur asnjë pasegjerë e shumë bagazhe të pajustifikuar për transport.

Në autobuzin e dytë po udhëtonin 10 pasegjerë e një numër i lartë thesësh e pakosh jo në pronësi të udhëtarëve.

Autoritetet italiane kanë vendosur ndalimin andminstrativ për 3 muaj të qarkullimit të autovuzëve si dhe një gjobë me vlerë 4130 euro për njërin prej tyre.

Share.