fbpx

Ismaili nga Alternativa: BDI dhe Naser Zyberi ishin blof dhe mashtrim parazgjedhor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nëse më lejohet të bëj një përshkrim, do të saktësonim se kandidatin e propozuar kjo parti e futi në valle me sloganin “koha për kryeministrin e parë shqiptar”, edhe pse edhe ajo parti edhe ai si kandidat e dinin shumë mirë se ai ishte një blof ose mashtrim parazgjedhor. Sidoqoftë, ata e shëtitën atë në vapën e korrikut, duke e endur gjithandej nëpër fshatrat e mëhallët e Maqedonisë Perëndimore, derisa ai u lodh duke i mbajtur duartlart në shenjë triumfi, edhe pse edhe vet ai e dinte se thjesht po luan rolin e dhënë nga regjisor i pafat. Megjithatë, ai i duroi ato vuajtje, sepse matematika dhe marrëveshja ishte diçka tjetër. Dhe, ja erdhi dita kur ai duhet të shpërblehet për mundin e dhënë– 8 vjet Avokat Populli dhe pastaj një pension i lumtur.
Të mos keqkuptohemi! Unë nuk kam asgjë personale me kandidatin e përmendur. Madje, as nuk e njoh personalisht. Për të më parë kam dëgjuar vetëm fjale miradije, se është avokat i përgatitur, ish politikan, deputet, ministër, noter dhe njeri i librit. Por, më vjen keq që ky njeri karrierën e tij duhet ta mbyllë me këso pazari. Si duket, ai nuk e ka marrë leksionin se nderi vlen më shumë se posti”, ka thënë deputeti i AlternAtivA-s, Hysni Ismaili, gjatë fjalimit të tij në Kuvend në debatin e zhvilluar mes deputetëve për Avokatin e Popullit.

Share.