fbpx

Ismaili: Më i rëndësishëm është shteti se individi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Të nderuar kolegë, këto janë vetëm disa nga rastet më të rënda të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nënkuptojnë përgjegjësi të ministrit të Punëve të Brendshme. Në fakt, abuzimi me pozitën zyrtare, si dhe dështimi i institucioneve në trajtimin e këtyre rasteve ose skandaleve pa precedence në historinë e shtetit të Maqedonisë së Veriut e përforcon edhe më shume bindjen tonë për interpelancën e parashtruar ndaj ministrit në fjalë.
Bindja ime e thellë është se më i rëndësishëm është shteti se individi. Prandaj, nëse nuk duam të kemi shtet që e mbështet dhe kultivon kontrabandën me narkotikë, shtet që u shet kriminelëve pasaporta dhe shtet që abuzon me numrat personalë për qëllime meskine, është mirë që sot të vendosim: a duam ta shpëtojmë individin apo shtetin? Prandaj unë do të votojë PËR këtë interpelancë”, ka thënë gjatë interpelancës për ministrin Oliver Spasovski, deputeti i AlternAtivA-s, Hysni Ismaili.

Share.