
Mund të jetë vetëm me të njëjtën madhësi si një monedhë e ditëve të sotme, por ky dinar 1.300 vjeçar vlen 4.7 milionë herë më shumë.
Sipas The Times, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një monedhë të rrallë islamike që daton nga “Dinastia e parë e Islamit”.
Ndërsa sipas DailyMail, bëhet fjalë për një monedhë që daton që nga viti 723 dhe që ishte bërë nga ari i minuar në një vend në pronësi të Kalifit, një pasardhës i Profetit Muhamed, në veri-perëndim të asaj që tani është Meka në Arabinë Saudite.
Kështu, siç thuhet tutje, ajo u bë monedha më e vlefshme islamike në botë dje kur u shit për 4,7 milionë dollarë.
Monedha Umayyad, e shitur në ankandin e Londrës Morton & Eden, mbanë një numër mbishkrimesh islamike, si dhe fjalët ‘Miniera e Komandantit të Besimtarëve’.
Vetëm rreth një duzinë dihet se ekzistojnë, pothuajse të gjitha mbahen në koleksione private ose muze të mëdha.
Thuhet se ekzistojnë vetëm një numër i vogël i tyre dhe pothuajse të gjitha mbahen në koleksione private ose muze të mëdha.
Në pronësi të një koleksionisti anonim, asaj i ishte dhënë një vlerësim para shitjes prej 2 milionë dollarë por tërhoqi interesin në të gjithë botën.
Ajo i është shitur një ofertuesi anonim përmes telefonit për një çmim çekiçi prej 4,7 milionë dollarë.
Specialisti i monedhave Morton & Eden, Stephen Lloyd tha: “Kjo monedhë është përrallore. Jo vetëm që është ruajtur bukur dhe një gjë e rrallë mahnitëse, por është gjithashtu një dokument i rëndësishëm historik”.