fbpx

Ish presidenti Iranian tani është bari

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në pyetjen e televizionit amerikan ‘Fox news’ drejtuar ish kryetarit iranian Mahmud Ahmedinexhad, “Kur shikoheni në pasqyrë në mëngjes, çfarë i thoni vetes?!” Ai u përgjigj: ​

“Unë në pasqyrë shoh një burrë dhe i them, “Mos harro, nuk je asgjë më shumë se një shërbëtor i zakonshëm”.​

Thoshte se nuk se nuk ka asnjë titull, por vetëm përgjegjësi për t’i shërbyer popullit. Dhe sikur të mos e ndjente të pastër para njerëzve, ai nuk do të mund të ekzistonte, e aq më pak ta drejtonte shtetin.​

Si kryetar, ai refuzoi të jetonte në pallat luksoz, dhe për disa kohë tani ai jeton në shtëpinë e tij modeste të familjes, së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij. Kur shërbimet e sigurisë i ofruan të zgjidhte një vend tjetër për arsye sigurie, ai vendosi për një apartament edhe më modest mezi 50 metra katrorë.​

Deri sa ishte kryetar, ai shkonte në punë me autobus ndërsa gruaja e tij punonte si pastruese. Gjatë mandatit të tij, secili ministër i ri duhej të nënshkruante dokument me shumë pika, duke përfshirë edhe faktin që ai nuk do të pasurohej gjatë mandatit të tij dhe se llogaritë e tij dhe të të afërmve të tij do të kontrolloheshin. Ai kështu veproi edhe vetë, e paraqiti raportin mbi pronën e tij: një makinë Peugeot 504 prodhim i vitit​1977 dhe një shtëpi e vogël e vjetër në një nga pjesët më të varfra të Teheranit, të trashëguar nga babai i tij 40 vjet më parë.​

Ai shpesh i ndihmonte pastruesit e rrugëve në pjesë të qytetit ku punonte. Bile shkoi aq larg sa nuk mori as pagë presidenciale, të cilën e shpjegon duke thënë se e gjithë pasuria duhet t’i përkasë kombit dhe ai e mbron atë. Sipas kësaj, ai tejkaloi edhe ish-presidentin uruguajan Mujica për sa i përket modestisë.​

Tani jeton me pagën e një profesori universitar prej 250 dollarë në muaj. Politikisht u pensionua në vitin 2013 pas dy mandateve presidenciale.​

Pasi u tërhoq nga politika punon si bari dhe ruan dele.​
#Përkthim

Share.