fbpx

Ish-ministri i Kulturës, Hysni Ismaili: Me ikjen e Luran Ahmetit nga kjo botë, kultura humbi aktorin e vërtetë në vend

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Luranin e kam njohur personalisht derisa isha ministër i Kulturës. Përveç që ishte një aktor i mrekullueshëm, ishte edhe një kritik dhe mbrojtës i shkëlqyer i kulturës në vend.
Sa herë që kishte sugjerime, mospajtime e këshilla, nuk përtonte të më paraqitet dhe të m’i thoshte pa lajka.
Me ikjen e Luranit kultura humbi Aktorin e Vërtetë, ndërsa ne si shoqëri kemi humbur një njeri shumë të veçantë.
Të qoftë dheu i lehtë Luran! Ngushëllime familjes dhe gjithë shoqërisë”, ka shkruar ish-ministri i Kulturës, aktualisht deputet i AlternAtivA-s, Hysni Ismaili.

Share.