Ish-lojtari i njohur i prinë listës për t’u bërë trajner i Genoas

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

13:22 | 21 Tetor 2019

Ish-mesfushori i Genoas Thiago Motta po shfaqet si favoriti për të zëvendësuar Aurelio Andreazzoli si trajneri i klubit.

Genoa dukej se po gjente trajnerin e ri por u refuzuan sërish nga Gennaro Gattuso.

Sidoqoftë, flitet se drejtuesit e klubit italian janë “intriguar” nga ideja për të sjellë Motta, përcjell lajmi.net.

37-vjeçari rifilloi karrierën e tij Genoan gjatë edicionit 2008/09 ndërsa ai vazhdoi të luante me Interin dhe Paris Saint-Germain.

Ai drejtoi PSG U19 sezonin e kaluar, por e liroi rolin gjatë verës.

Italiani aktualisht është regjistruar në një kurs trajnimi të FIGC në Coverciano. /Lajmi.net/ 

Share.