22:31 | 26 Tetor 2019

22:31 | 26 Tetor 2019
Ivan Rakitic mund të largohet nga Barcelona qysh në muajin janar.
Ylli kroat i mesfushës, Rakitic, nuk ka gjetur hapësirat e tij këtë sezon nën urdhrat e Ernesto Valverde.
Ardhja në skuadër e Frenkie de Jong dhe forma e lartë e Arthur kanë bërë që Rakitic të lihet jashtë planeve.
Si pasojë, Rakitic mund të largohet nga ‘Camp Nou’, dhe skuadra që po interesohet për të është Inter.
‘Sport’ shkruan se dy palët janë takuar gjatë javës së kaluar për të diskutuar për transferimin e mundshëm, transmeton lajmi.net.
Barcelona thuhet se kërkon 35 milionë euro për shërbimet e lojtarit dhe Inter nuk pritet ta ketë problem këtë shifër.
Interesim për Rakitic kanë shfaqur edhe rivalët e Inter, Juventus. Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e kroatit. /Lajmi.net/