fbpx

“Inci.dent Kritik” Mes Greqi-Turqi…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Jo larg ishullit, deri para pak ditësh parakalonte anija turke e kërkimeve, Oruc Resi e shoqëruar nga anijet luftarake turke, të cilat po ashtu ishin të rrethuara nga marina greke. Para disa javësh pati një përplasje mes dy anijeve, një “incident kritik”, siç raportuan shumë media greke.

Athina dhe Ankaraja akuzuan njëra-tjetrën, se janë përgjegjëse për incidentin. Pikërisht nga incidente të tilla kanë frikë njerëzit në Kastelorizo. Asnjeri nuk do luftë me palën tjetër. “Ne jemi miq dhe si familje”, thotë Tsiko. E nuk janë tensionet me Turqinë që u krijojnë shqetësim njerëzve në Kastelorizo, me to njerëzit janë mësuar megjithëse këtë vit tensionet ishin më të forta, problemin kryesor për ta e krijon pandemia.

“Para Covidit kishim një marrëdhënie të ngushtë. Çdo ditë kishte aniije, me to shkonim në Kas apo njerëzit në Kas vinin tek ne. Mund të themi, se në përgjithësi kemi pak a shumë të njëjtat qëndrime. Ne si njerëz nuk na ndan gjë”, thotë Tsiko.

Njerëzit në Kastelorizo janë të zemëruar edhe për mënyrën, se si konflikti stilizohet nga ana mediatike. Mediat e çdo vendi kanë mënyrën e vet të raportimit, thotë Tsikos. Pala turke është ndoshta pak më agresive. Por as mediat greke nuk kontribuan shumë në uljen e shkallëzimit, përkundrazi. “Një televizion filmoi lundrimin parakalues të një anijeje greke dhe turke, dhe e etiketoi si “gati një kolidim” i ri. Ndërkohë që asgjë nuk kishte ndodhur.”

Share.