fbpx

Ibrahimi: Zaevi e Mickoski veç mund të fotografohen bashkë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zeqirja Ibrahimi nga Alternativa, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve shqiptar që të mos lejojnë ndryshimin e ligjit për regjistrimin e diasporës siç pretendon Hristijan Mickoski që diaspora vetëm të evidentohet. Ai madje ka thumbuar kreun e opozitares DPMNE duke e llogaritur si zëdhënës të kryeministrit Zaev.

“Ditëve të fundit, Mickovski, mbase edhe si zëdhënës i Zaevit, po e përsërit refrenin se “diaspora nuk regjistrohet, por evidentohet”. Kështu ngadalë po zbulohet plani: së pari të shtyhet regjistrimi (që tashmë u bë edhe me ndihmën e BDI-së) e pastaj ligji të ndryshojë, që mërgata shqiptare të fshihet nga regjistrimi.

Megjithatë, nuk është me rëndësi çfarë thotë Zaevi e Mickovski, sepse e dimë se ku u dhemb atyre.

Mjafton që deputetët shqiptarë të mos e lejojnë ndryshimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, siç duan Zaevi e Mickovski, dhe detyra kryhet me sukses. Pa shumicë Badenteri, Zaevi e Mickovski veç mund të fotografohen bashkë, por as fotot e mira të mos u dalin bile.

Dhe, unë mund t’ju garantoj se 12 deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA do ta pengojnë nismën e tyre antishqiptare. Le të jenë në anën e shqiptarëve edhe deputetët e BDI-së dhe kjo punë nuk ka kthim.

Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar Zeqirja Ibrahimi.

Share.