fbpx

Ibrahimi: Skandali me librin e gjeografisë flet se si është gjendja e përgjithshme e shqiptarëve në RMV

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtari i kryesisë së partisë Alternativa, Zeqriija Ibrahimi, duke komentuar çështjen e tekstit shkollor tha ai tekst është vetëm një fragment i gjendjes reale në të cilën jetojnë shqiptarët në Maqedoni.

“Këso shembuj ka plotë në tekstet shkollore. Çështje dite është kur dikush gjen ndonjë tekst në libër të muzikës, të historisë apo tjetër. Nuk është puna se dje është zbuluar një incident një përjashtim. Kjo nuk është tragjike pse është ai tekst sa flet për gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai tha se është për të ardhur keq që shqiptarët kanë pasur aq shumë ministra shqiptar dhe askush nuk ka marrë guxim që t’i hyjë një pastrimi të themeltë të teksteve shkollore.

“Edhe pse kemi pasur viteve të fundit aq shumë ministra shqiptarë, kjo donë të thotë nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim”, u shpreh Ibrahimi në emisionin “ENTER” në TV SHENJA

Share.