fbpx

Ibrahimi: Shqiptarë, tani ta shohim nëse BDI do të rreshtohet me shqiptarët apo me LSDM dhe VMRO

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtari i Alternativës Zeqirija Ibraimi me anë të një postimi në rrjetin e tij social fejsbuk i është drejtuar popullit shqiptar, pasi sot fillon regjistrimi i popullisë në vend.

Ja postimi i plotë i Ibraimi në fejsbuk:

 

Shqiptarë të dashur, qytetarë të nderuar, sot fillon regjistrimi nëpër shtëpi i popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përkundër insistimit sabotues të treshes Zaev-Mickovski-Ahmeti që ky proces të dështojë, opozita shqiptare (Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA) ia dolën ta bllokojnë shtyrjen, ashtu që sot regjistrimi edhe zyrtarisht fillon nëpër mjedise fizike.

Beteja e parë është fituar. Ata do të përpiqen tash të miratojnë ligj për ta ndërprerë regjistrimin, por ne do të bëjmë betejë edhe atë për ta ndalur.

Në gjithë këtë punë e kuptoj qartë trishtimin e Zaevit e Mickovskit, që “hesapi i shpisë s’u ka dalë n’pazar”, se mërgata shqiptare po e tejkalon 200-mijëshin, ndërsa këtu ka mobilizim masiv, por vërtet nuk e kuptoj dot që Ahmeti është bërë me ata e kundër shqiptarëve. Është mirë ata që e njohin t’ia thonë se nuk është mirë që karriera politike të përfundojë kaq turpshëm.

Opozita shqiptare i ka 12 vota. Le të bashkohen edhe votat e BDI-së dhe regjistrimi vazhdon. Kaq e thjeshtë është kjo.

Për fund i falënderoj të gjithë ata që janë angazhuar për suksesin e këtij regjistrimi, politikanë, afaristë, aktivistë e media. Në veçanti, falënderoj mërgatën tonë, që edhe kësaj radhe na mbajti leksion ardhetarie.

Vazhdojmë…

Share.