fbpx

Ibrahimi për tekstet shkollore: Është keq se edhe nxënësit joshqiptarë injektohen me të pavërtetat ndaj shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në emisionin që sonte u emetua në A2CNN në Shqipëri, anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka folur mbi skandalin e fundit në lidhje me tekstet shkollore të gjeografisë.
“Kanë kaluar 20 vite me këto tekste shkollore dhe fatkeqësisht as arsimtarët nuk kanë reaguar mbi këtë fenomen. Edhe në Enciklopedinë që u publikua në vitin 2009 shqiptarët quhen barbarë, të ardhur dhe joautokton. Është keq se edhe nxënësit joshqiptarë injektohen me të pavërtetat ndaj shqiptarëve”, theksoi Ibrahimi.
Sipas tij, tërheqja e teksteve të tilla është gjëja më e vogël. Por, duhet të ketë edhe përgjegjësi. Megjithatë, çuditërisht ministrat shqiptarë të arsimit nuk kishin guxim të formojnë komisione për pastrimin e teksteve shkollore.

Share.