fbpx

Ibrahimi: Nuk ka më asnjë arsye dora shqiptare të votojë për Nikolla e Olivera, ka ardhur koha për “shtet për të gjithë”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Nënkryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social fejsbuk ka thënë se tash është koha që në pension të dërgohet partneri shumëvjeçar i Nikollka Gruevskit, Ali Ahmeti dhe BDI. Sipas tij nuk ka më asnjë arsye të vetme që dora shqiptare të votojë më për Nikolla e Olivera.
“Më 2016 shqiptarët mund të kenë pasur arsye që të votojnë partinë maqedonase LSDM: 1) duhej rrëzuar Gruevski dhe 2) opozita shqiptare atëherë ishte shumë e fragmentuar.
Por, sivjet, kur kampi shqiptar është i ndarë bardh e zi (Koalicioni ynë dhe BDI) dhe kur e dimë se kreu i LSDM-së sa erdhi në pushtet punën e parë që e bëri e shpëtoi BDI-në, nuk ka asnjë arsye të vetme që dora shqiptare të votojë më për Nikolla e Olivera.
Më 2016 një Nikollë e pensionuam.
Më 2020 radhën e ka partneri shumëvjeçar i tij – Kryefajtori shqiptar.
Të bashkohemi dhe të mos u besojmë atyre që flasin për “shoqëri për të gjithë”.
TASH është koha për “shtet për të gjithë”, ka shkruar Ibrahimi.

Tash esht Koha
Share.