fbpx

Ibrahimi nga Alternativa: Prindërit dhe arsimtarët shqiptarë t’i marrin gjithë tekstet shkollore që ofendojnë shqiptarët dhe t’ia dërgojnë Ministrisë së Arsimit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë debatit të mbrëmshëm në TV Shenja, anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka folur mbi skandalin e teksteve shkollore në vend.
“ Ne çdo fëmijë shqiptarë e kemi të rrezikuar me tekstet shkollore. Është e dhimbshme heshtja e arsimtarëve shqiptarë për tekstet shkollore”, ka thënë Ibrahimi.
Duke sqaruar situatën mbi gjendjen mjeruese të teksteve shkollore, Ibrahimi doli me propozim se prindërit dhe arsimtarët shqiptarë t’i marrin gjithë tekstet shkollore që ofendojnë shqiptarët dhe t’ia dërgojnë Ministrisë së Arsimit.

Share.