fbpx

Ibrahimi nga Alternativa: Ministrat shqiptarë të Arsimit nuk kanë pasur guxim t’i pastrojnë tekstet shkollore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte në emisionin “Enter” në TV Shenja i ftuar ka qenë anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili ka folur rreth skandalit të aktualizuar ditëve të fundit mbi tekstet shkollore në vend.
“Tekstet shkollore shprehin mënyrën se si trajtohen shqiptarët në këtë shtet. Nga viti 2002 e deri në 2020 kemi pasur ministra shqiptarë të arsimit, të cilët fatkeqësisht nuk kanë pasur guxim t’i pastrojnë këto tekste shkollore”, ka theksuar Ibrahimi.
Gjatë debatit televiziv, ku pjesëmarrës në emision ishin edhe profesori universitar Avzi Mustafa dhe historiani i mirënjohur Qerim Lita, anëtari i KQ të Alternativës, Zeqiija Ibrahimi, ka folur edhe mbi fenomenin me “tekstet shkollore” në vend, ku me theks të veçantë në mënyrë simbolike ka përmendur edhe faktin e brishtë se si në po këto tekste po interpretohet feja islame.
“Në tekstet e historisë, përveç kombit shqiptar, ofendohet edhe feja islame, andaj shtrohet pyetja se çfarë roli kanë luajtur ministrat shqiptarë të Arsimit? Fatkeqësisht interpretimi i Islamit në tekstet e historisë është mjaft ofendues”, ka përfunduar Ibrahimi.

Share.