fbpx

Ibrahimi nga Alternativa: Me Danella Arsovskën jemi dakorduar për pushtet lokal në Shkup

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ditë më parë në emisionin debativ në TV Shenja, i ftuar ka qenë Sekretari për Marrëdhënie me Publikun nga Alternativa, Zeqirija Ibrahimi. Duke biseduar mbi rezultatin zgjedhor të 17 tetorit, Ibrahimi ka bërë një analizë të detajuar në lidhje me kombinatorikat dhe pritshmëritë e tyre për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që pritet të mbahen më 31 tetor.
Përkundër përgatitjes të shumicës së re parlamentare, Ibrahimi tha se koalicioni Alternativa & Aleanca për Shqiptarët gjithsesi do të jetë pjesë e pushtetit lokal në Qytetin e Shkupit, edhe atë me disa drejtori të mëdha në kompetencë të qytetit. Për këtë tashmë ka marrëveshje me kryetaren e ardhshme të Shkupit, Danella Arsovska.
“Ne jemi dakorduar me të që disa nga ndërmarrjet që i udhëheq Qyteti i Shkupit të menaxhohen nga eksponentë të koalicionit tonë në Shkup dhe kjo e ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejt edhe qytetarin e Çairit në këtë rast. Ose ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’, ose Higjiena Komunale, ose Parqe dhe Gjelbërime, ose sdërmarrja për autobusët, së paku 2 nga këto, do t’i takojnë koalicionit tonë. Këto janë resurse të mjaftueshme që plot halle të qytetarëve tanë të mund t’i zgjidhim ne. Pavarësisht çfarë ndodh në planin e përgjithshëm në shtet, ne si koalicion do të jemi pjesë e pushtetit lokal të Qytetit të Shkupit”, ka përfunduar Ibrahimi nga Alternativa.

Share.