fbpx

Ibrahimi nga Alternativa: Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë pjesë e BE-së, ndërsa përmes teksteve shkollore mbjell urrejtje ndëretnike; kjo është paradoksale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në emisionin “Enter” në TV Shenja, temë e diskutimit ka qenë aktualiteti mbi tekstet shkollore në vend, ku mysafirët e emisionit, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, profesori universitar Avzi Mustafa dhe historiani Qerim Lita, diskutuan mbi aktualizimin e debatit publik këto ditë mbi tekstet shkollore në vend.
Anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Zeqirija Ibrahimi, duke folur mbi rrjedhojën historike të teksteve shkollore, u shpreh se në tekstet shkollore vazhdimisht lexohet arsenali i urrejtjes mbi shqiptarët në këtë vend.
“Ne çdo fëmijë shqiptarë e kemi të rrezikuar me tekstet shkollore. Çuditërisht, Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë pjesë e BE-së, ndërsa nëpërmjet teksteve shkollore mbjell urrejtje ndëretnike. Kjo është paradoksale”, ka përfunduar Ibrahimi.

Share.