fbpx

Ibrahimi nga Alternativa: Ata që e shajnë Hysni Ismailin janë albanofobë që flasin shqip

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Këto ditë, kur duhet të dalin rezultatet e programit nacional për kulturë, ku – sipas informacioneve paraprake – më shumë do të shpërblehen “dylberët” se krejt artistët e kultura shqiptare, janë çu peshë disa pamflete partiake për ta sulmuar, gjoja për abuzim, ish ministrin Hysni Ismaili.
Dhe, unë e kuptoj pse e bëjnë këtë mediat maqedonase albanofobe, sepse vitin e kaluar Hysni Ismaili ka ndarë 45% nga buxheti për kulturën shqiptare, ama pse e bëjnë këtë sulm këta shqipfolësit tanë, këtë mund ta gjykoni vet.
Besoj një gjë nuk ka nevojë t’jua kujtoj: edhe po t’u japë Zoti ymër 45 vjet në pushtet, suksesin e 45%-shit të Alternativës për kulturën shqiptare nuk e arrini dot.
Por, ka ardhë Kohë e Keqe – shqiptarofobët flasin shqip”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Share.