fbpx

Ibrahimi i kundërpërgjigjet Bekteshit: Prej frikës nuk ka ilaç

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun, Zeqirija Ibrahimi, për TV21 ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të Ministrit të BDI-së Kreshnik Bekteshi i cili tha se krerët e dy partive të koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, shkojnë bashkë në takim të liderëve sepse kanë frikë ta lënë vetë njëri-tjetrin për shkak se nuk i besojnë njëri-tjetrit.

Ibrahimi thotë se liderët e partive marrin pjesë në takim te Presidenti ashtu siç janë të ftuar, duke i përfaqësuar subjektet e tyre dhe jo dëshirat e dikujt.

“Këngët legjendare ose, siç quhen ndryshe, këngë kreshnike janë ndër më të bukurat në melosin shqiptar, por duhet ta dini se ato janë imagjinatë e bardit popullor.

Ndryshe Musa Qesexhiu do e fitonte kreshnikun Marko. Ne kemi mirëkuptim se sa më shumë që afrohen zgjedhjet gjithnjë e më shumë shfaqet paniku dhe frika e humbjes së pushtetit. Prandaj, nuk duhet të na habisin as vegetat, as këngët kreshnike që dikush i beson si të vërteta. Prej frikës nuk ka ilaç. Prej saj nuk ka shpëtuar as Gjergj Elez Alija bile.

Ndërkaq për zërat që duan të përhapin përçarje në kampin tonë, dua t’jua kujtoj një gjë: perversiteti më i madh është ai që ndodhë brenda familjes, siç i ka ndodhur partisë së këtij akuzuesit. Dhe, e dyta, partitë tona nuk mbahen mend t’i kenë vrarë “shqiponjat” e veta”, tha për TV21 anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Share.