fbpx

Ibrahimi: Alternativa ende nuk ka qëndrim zyrtar nëse do bëhet pjesë e Qeverisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i partisë, Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social facebook ka reaguar duke thënë se kjo parti ende nuk ka marrë qëndrim zyrtar nëse do të bëhet pjesë e Qeverisë.

“AlternAtivA ka zëdhënës të saj, ka Sekretar për Marrëdhënie me Publikun dhe ka organe të saj. Deri tash nuk ka asnjë qëndrim zyrtar partiak për pjesëmarrje në qeveri. Gjithçka që thuhet tjetër është qëndrim ose dëshirë personale”, ka shkruar Zeqirija Ibrahimi.

Share.