12:00 | 25 Tetor 2019

12:00 | 25 Tetor 2019
Zlatan Ibrahimovic ka ‘thumbuar’ MLS, duke thënë se kjo ligë do të humbasë shikueshmërinë me largimin e tij.
Suedezi ka zhvilluar ndeshjen e fundit për LA Galaxy, pas humbjes në Play Off nga Los Angeles.
“Nëse nuk qëndroj, askush nuk do ta kujtojë se çfarë është MLS”, ka deklaruar fillimisht Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.
“Nëse qëndroj, MLS do të jetë mirë, sepse e gjitha bota do ta ndjek atë”.
“E kam bërë LAFC e famshme. Madje e bëra të famshëm edhe Velan. Ata duhet të jenë të kënaqur. Imagjinojeni nëse unë nuk jam këtu më”.
“Stadiumi është gjithashtu i vogël për mua. Unë jam mësuar të luaj përballë 80 mijë tifozëve. Kjo për mua është sikurse të eci në një park”./Lajmi.net/