23:58 | 17 Tetor 2019

23:58 | 17 Tetor 2019
Anwar Hadid ia publikoi Dua Lipës një video të realizuar në banjo.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë shumë të komentuar, që nga momenti kur e bënë lidhjen e tyre publike, shkruan lajmi.net.
Çifti janë të pandashëm pothuajse kudo që shkojnë, ndërsa paparacët u publikojnë fotografi nga secila paraqitje e tyre bashkë.
Së fundi, Anwar publikoi një video, në të cilën shfaq Duan në banjo duke u rregulluar, ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër, të zi.
Kujtojmë se Dua Lipa është në përgatitje të albumit të ri, për të cilin po punon intenzivisht. /Lajmi.net/