fbpx

Hysni Ismaili u takua me banorët e lagjeve: “Bregu i Diellit”, “Xhepçishtë” dhe “Teteks 1” të Tetovës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tash esht Koha

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore të koalicionit Alternativa – ASH, Hysni Ismaili, nuk ka të ndalur në terren. Ismaili ka realizuar disa takime me banorët e Tetovës: takim me banorët e lagjes “Teqe” dhe marsh elektoral bashkë me kryetarin e AAA-së, Afrim Gashi dhe kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela. Ndërsa pas këtyre takimeve, agjenda e kandidatit për deputet, Hysni Ismaili vazhdoi edhe me tre takime tjera: bashkëbisedim me banorët e Xhepçishtës, lagjes “Bregu i Diellit” dhe “Teteks 1”. Gjatë bisedës me banorët e kësaj ane u fol mbi problematikat shumëvjeçare me të cilat ballafaqohen banorët e Tetovës, gjatë këtyre 18 viteve të keq qeverisjes shqiptare, si në aspekt lokal ashtu edhe në atë qendror.

” Tashmë e dijmë dhe jemi dëshmitarë të pafuqisë politike që vazhdon ta ketë partia në pushtet BDI. Mendoj që tash është koha për ndryshim – është koha për një elitë politike që jep shpresë. I dijmë gjithë dështimet e BDI-së, andaj kërkojë nga gjithë ju mbështetje. Po ju them hapur, na jepni mbështetje që ta shihni ndryshimin. Nëse nuk bëjmë asgjë dhe nëse nuk ndryshojmë diçka, atëherë na ndëshkoni me votë”, ka thënë kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit AAA – ASH, dr. Hysni Ismaili.

 

Hysni Ismaili u takua me banorët e lagjeve: “Bregu i Diellit”, “Xhepçishtë” dhe “Teteks 1” të Tetovës

Tash esht Koha
Share.