fbpx

Hysni Ismaili: Pushtetet e kaluara për 14 vjet nuk miratuan Marrëveshjen Kolektive për punonjësit në kulturë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë javës së kaluar, ish-minstri i Kulturës, Hysni Ismaili, aktualisht deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emisionin “24 Analiza” në TV 24, ka folur rreth bllokimit të projekteve kulturore nga ana e qeverisë aktuale. Në pyetjen e gazetares
z. Ismaili, ajo që është me rëndësi për mua është se ju thoni se nuk ka asgjë kontestuese gjatë mandatit tuaj dhe nuk prisni që hetimi i Policisë Financiare të miratojë diçka kundër jush? , deputeti Hysni Ismaili, ka thënë:
“Po, do të presim, do t’i shohim rezultatet. Unë nuk besoj se do të ndodhë diçka, sepse jam i pastër para vetes dhe para qytetarëve. Unë, me punën time si ministër, jam dëshmuar, kam punuar, kam arritur suksese dhe jam krenar me ato suksese. Një prej tyre është edhe miratimi i Marrëveshjes Kolektive, sepse ishin bërë 14 vjet që nuk ishte miratuar, kanë qenë ministra edhe aktorë, edhe artistë, megjithatë përsëri arriti një mjek ta miratojë Marrëveshjen”, përfundoi ai.

Share.