fbpx

Hysni Ismaili nga Alternativa realizoi takim me përfaqësuesit e grupeve me nevoja të veçanta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili, sot në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizoi takim me përfaqësuesit e grupeve me nevoja të veçanta.
“Sot pata kënaqësinë e veçantë që të takoja përfaqësuesit e grupeve me nevoja të veçanta, për të diskutuar lidhur me problematikat e përditshme që i përballojnë si komunitet, ngase pushteti nuk ka arritur të ju krijoj kushte për jetesë dhe funksionim më të lehtë. I sigurova se gjithnjë do jemi zëri i tyre në Parlament, duke theksuar se do mundohemi përmes amandamenteve të shtyjmë përpara ndryshime ligjore që shkojnë në favor të personave me nevoja të veçanta”, ka shkruar në profilin e tij facebook, deputeti nga Alternativa, Hysni Ismaili.

Share.