fbpx

Hysni Ismaili nga Alternativa: Avokati i Popullit duhet të jetë zëri i popullit kundrejt pushtetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili, ditë më parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fjalimin e tij të mbajtur para deputetëve, ka folur rreth emërimit të Naser Zyberit për Avokat të Popullit.

“Ta shtrojmë një pyetje hipotetike: a do të propozohej ky kandidat për postin e Avokatit të Popullit nëse nuk e bënte shërbimin e fundit për BDI-në, pra vetëm për arsye te kualifikimeve profesionale që i ka? Të gjithë e dimë se përgjigjja është mohuese. Dhe, pikërisht kjo përgjigje është dëshmi se ky post kaq i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve buron nga një pazar politik. Për këtë besoj jeni dakord të gjithë në këtë sallë. E nëse është kështu, shtrohet pyetja tjetër: kë do ta përfaqësojë dhe avokat i kujt do të jetë ky kandidat? Ma merr mendja se edhe kjo pyetje është retorike, sepse përgjigjen të gjithë e keni më. E derisa ne e dimë se ky kandidat vetëm Avokat i Popullit nuk do të jetë, sepse ai do të jetë gjithnjë peng i pazarit politik që e ka dërguar në këtë detyrë, ky është mesazh shumë i keq për tetë vitet e ardhshme të institucionit të Avokatit të Popullit. Mjerë populli çfarë avokatie e pret!”, theksoi Ismaili.
Duke folur për rëndësinë e postit të Avokatit të Popullit, Ismaili mes tjerash tha se Zyberi tashmë është vetëm një pazar politik i partive në pushtet, dhe se nuk përfaqëson qytetarët.
“Sa për informacion të opinionit, edhe pse besoj se shumica e dini, ky post parasheh që kandidati të posedojë kualifikime të larta profesionale, por edhe morale e njerëzore, sepse ai duhet të jetë zëri i popullit kundrejt pushtetit. Ky post pret një kuadër apolitik, apartiak, të pavarur dhe pa bagazh e pa borxh politikndaj dikujt. Ndërkaq te ky kandidat, për fat të keq, pas fushatës së fundit zgjedhore, këto atribute mungojnë dhe ai lë shumë për të dëshiruar në këtë aspekt”, ka përfunduar deputeti Ismaili.

Share.