fbpx

HYSNI ISMAILI: NË NJË KOMISION VENDOSA NJË ROM, TEK NJË NJË BOSHNJAK DHE NJË TJETËR TURK

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili në emisionin “ENTER” tha se në komisionet për projektet vjetore ka kërkuar që të vendosen njerëz të aftë pa dallim përkatësisë etnike. Ai tha se në njërën prej tyre ka vendosur një të përkatësisë etnike rome dhe për këtë gjë ka pasur intervenim.

“I thash pse jo. Unë nuk jam vetëm ministër i shqiptarëve apo i Tetovës. Unë jam për gjithë shtetin ai që ka aftësi që mund ta menaxhoj le të menaxhoj. Edhe ashtu u bë edhe kjo ndodh për herë të parë”, deklaroi ministri Hysni Ismaili.

Ai tha se kriteret të cilat i ka vendosur ai bën që për herë të parë në Valën e re kulturore të mos ketë asnjë ankesë gjatë projekteve.

Share.