fbpx

Hysni Ismaili: Ministrinë e Kulturës po e lë pasi që e realizuam Marrëveshjen Kolektive me punonjësit e kulturës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Sot e kreva detyrimin tim të fundit si ministër i Kulturës – ia dorëzova detyrën ministres së re, znj. Irena Stefkovska. Për mua kjo ditë është e veçantë, sepse po e lë Kulturën në duar të të një njeriu që nuk është i huaj për këtë resor. Znj. Stefkovska edhe deri tash ka kontribuar në komisione qeveritare dhe parlamentare të kulturës dhe ajo është e familjarizuar me çështjet e kulturës në vendin tonë.
Përveç shumë projekteve dhe aktiviteteve me të cilat do të mburrem gjithë jetën, kam kënaqësi të veçantë që Ministrinë e Kulturës po e lë pasi që e realizuam Marrëveshjen Kolektive me punonjësit e kulturës, që sigurisht ka qenë një hap historik për jetën kulturore në vendin tonë. Prandaj, jam i bindur se znj. Stefkova do ta ketë më lehtë, sepse do të ketë një problem më pak dhe një mundësi më shumë.
Duke i falënderuar të gjithë punonjësit e Ministrisë për bashkëpunimin korrekt, unë i uroj sukses ministres së re të Kulturës dhe i them se ndonëse unë dhe partia ime do të jemi në opozitë, ajo do ta ketë mbështetjen time dhe të partisë ku bëj pjesë unë, aq më shumë që në dy vitet e fundit ne e kemi përvojën e drejtimit të resorit të Kulturës”, ka shkruar ish- ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.

Share.