fbpx

Hysni Ismaili: Me ligjin për shtetësi duam t’i japim fund përjashtimit, diskriminimit dhe majorizimit të etnive dhe qytetarëve në vend

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

2. Ditë më parë koalicioni juaj e votoi propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë. Ndërkaq javën që shkoi ju bashkë me Aleancën për Shqiptarët e shpalosët platformën shtetsia.mk. Çfarë do të na sjell ligji për shtetësi dhe cili është qëllimi primar i tij?
Propozim-ligji për shtetësi ka qenë pjesë e programit tonë zgjedhor, pra e koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, në zgjedhjet e fundit të 15 korrikut të vitit të kaluar. Po të kishim qenë ne pjesë e qeverisë, ky ligj do të kalonte në miratim brenda 100-ditëshit të qeverisjes sonë, por kjo nuk ndodhi, për shkak se Zaevi e zgjodhi BDI-në për qeverisje, ndërsa ne tash jemi në opozitë. Meqë tashmë thuaja të gjitha pikat e propozimit tonë mbi ligjin në fjalë tash janë shpalosur, ajo që dua të theksoj mbi këtë propozim ligj të koalicionit është se ne duam ta ndalim diskriminimin për të gjithë ata qytetarë të cilët jetojnë me vite këtu, por nuk e gëzojnë të drejtën e shtetësisë së këtij vendi. Kjo që po ndodh në Maqedoninë e Veriut, tashmë 30 vite, është diskriminim total ndaj të drejtave elementare, të garantuar me kushtetutë. Ne kemi qindra raste që për arsye banale dhe ndërkëmbëza të pushtetit nuk kanë arritur të kenë shtetësi. Prandaj me ligjin në fjalë duam t’i japim fund përjashtimit, diskriminimit dhe majorizimit të etnive dhe qytetarëve në vend. Ne duam të dëshmojmë se askush nuk mund ta cenojë të drejtën e askujt që të jetë shtetas i këtij shteti nëse ai i plotëson kushtet. Nuk mund të pranojmë më arsye se plakat shqiptare janë të rrezikshme për shtetin ose nëse ndonjë nënë shqiptare nuk e ditka maqedonishten në mënyrë të përsosur, aq më shumë që tash edhe shqipja është zyrtare. Qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe kushtetutën. Nuk mund t’i lejohet që një institucion i Ministrisë së Punëve të Brendshme pa asnjë shpjegim të tallet me këtë të drejtë kushtetuese të qytetarëve. Qëllimi primar i propozim-ligjit për shtetësi ka për synim ndërtimin e shtetit të së drejtës, barazisë dhe mirëqenies pa dallim etnie, religjioni ose përkatësie tjetër. Pra, askujt nuk mund t’i mohohet e drejta themelore kushtetuese’’, ka thënë për intervistën në Almakos, deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili.

Share.