fbpx

Humbi të dyja këmbët nga një sëmundje, ajo që i ndodhi më pas po përlot botën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka humbur dy këmbët e megjithatë vazhdon të jetë një kampione në ski.

Bëhet fjalë për modelen e famshme Amy Purdy e cila ka humbur këmbët e saj që kur ishte 19 vjeç. Vajza u prek nga sëmundja e meningitit, çka ndikoi në qarkullimin e saj të gjakut dhe bëri që këmbët t’i dilnin jashtë funksionit. Për t’i shpëtuar jetën i ati i dhuroi njërën veshkë, por doktorëve iu desh t’ia prisnin të dyja këmbët.

Por nëse shumë të tjerë do të kishin rënë në depresion dhe do të zinin krevatin, Amyn nuk e ndal asgjë për të qenë sërish një kampione.

Ajo ka vënë dy proteza në këmbë të cilat e ndihmojnë jo vetëm të lëvizë, por edhe të skijojë.

Modelja mori pjesë në disa kompeticione për ski ku u shpall kampione, nuk mungoi as në spektaklet televizive dhe ia doli të formojë një organizatë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara si ajo, që duan të jenë aktivë në sporte.

Tashmë 38-vjeç, Amy ka gjetur dashurinë e jetës së saj, me të cilin është martuar dhe ka arritur të japë mesazhet më emocionuese dhe më inspiruese për të gjithë njerëzit.

Ajo ka treguar:

Kur i vura në fillim protezat, 6 javë pas ndërhyrjes, u betova se nuk do të zgjohesha kurrë dhe të thoja “Oh sot kam për të veshur këmbët”. Doja që këmbët e mia të më lejonin të jetoja jetën që unë doja dhe dua. Fillova të bëja joga dhe ushtrime dhe asgjë nuk më ndali të ecja para.

Bashkëshorti im i do protezat e mia, madje shpesh i thërret ato me përkëdheli. Kur i humba këmbët më thanë nuk do futesh më dot as në ujë, për shkak se protezat mund të ndryshken. Por pastaj një ditë, me suportin e burrit tim, me të cilin jetuam për katër vite në një anije në oqean, hyra brenda ujit. Harrojini rregullat që ju kanë vënë të tjerët. Vendosni rregulla të reja. Nëse ai që bën protezat e mia i bën ato të ndryshken, atëherë unë do shkoj t’i çoj një lloj metali që të mos ndryshket. Mos e neglizhoni veten. Zoti na jep aq sa t’ia dalim për të jetuar. Gjithë pjesa tjetër është bonus.”

Share.