Huawei së shpejti do të prezantojë Mate X3 me lidhje satelitore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +
Huawei së shpejti do të prezantojë Mate X3 me lidhje satelitore

Një informator i njohur nga rrjeti social kinez Weibo ka zbuluar detaje të reja interesante rreth telefonit të ardhshëm Huawei Mate X3.

Ky model do të arrijë në treg para serisë P60, që do të thotë se do të bëhet i pari nga telefonat që palosen.

Mate X3 do të mbështesë gjeneratën e ardhshme të komunikimit satelitor që do t’u mundësojë përdoruesve të tij të dërgojnë dhe të marrin mesazhe të shkurtra falas përmes një rrjeti satelitor të drejtpërdrejtë.

Ai gjithashtu do të mbështesë mesazhet zanore, që është një përmirësim në krahasim me implementimet e para të kësaj veçorie. Mate 50 aktual lejon vetëm dërgimin e mesazheve me tekst, por edhe marrjen e tyre.

Mundësia për të dërguar dhe marrë mesazhe do të jetë shumë e dobishme në situata pa mbulim rrjeti, por pritet të përdoret edhe në jetën e përditshme. Megjithatë, fokusi është në situatat në të cilat ky funksion mund të shpëtojë jetë njerëzore.

Share.