fbpx

Hoti: Populli i Kosovës nuk luftoi në tokë të huaj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hoti: Populli i Kosovës nuk luftoi në tokë të huaj, por në oborrin e vet për të mbrojtur pragun e shtëpisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka përshëndetur, siç ka thënë ai, sjelljen e përgjegjshme gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ai tha se populli i Kosovës luftoi për liri e pavarësi.

“Populli i Kosovës nuk luftoi në tokë të huaj por në oborrin e vet për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Agresori ishte Serbia. Askush asnjëherë nuk ka asnjë dilemë për këtë”, tha Hoti.

“Duhet të tregojmë urtësi e vizion për të përballuar këtë sprovë dhe të dalim faqebardhë”, shtoi ai.

Share.