fbpx

Historia e dhimbshme e Idriz Jahiut nga Sopoti – Gruaja i vdiq pa shtetësi: “E imja kaloi, por fëmijët mos mbesin kështu”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“I kam 8 fëmijë. Të gjithë të lindur e rritur në Maqedoni. Prej tyre, 5 kanë shtetësi, ndërsa 3 nuk kanë!
Si është mundur një gjë e tillë “, pyet i përlotur Idriz Jahiu nga Sopoti i Kumanovës.
Në videon më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e Idrizit, të cilit gruaja i vdiq para dy viteve pa të drejtë për sigurim shëndetësor, pa dokumente e pa shtetësi.

“Historia e dhimbshme e Idriz Jahiut nga Sopoti i Kumanovës. Gruaja i vdiq pa shtetësi. Për vete, thotë se më nuk i bëhet vonë, por lutet që fatin e tij mos e kenë fëmijët, nipërit e mbesat! 30 vite pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, shumë shqiptarëve autoktonë edhe pse në atdheun e tyre iu mohua e drejta për shtetësi.

30 vite padrejtësi. 30 vite jetë në tokën e të parëve, në shtëpitë e tyre, në pronën e tyre shumëvjeçare, por të huaj për shtetin, duke jetuar pa shtetësi.
Pavarësisht se janë lindur e rritur në Maqedoni, ata vazhdojnë të jenë të papranueshëm dhe pa identitet në këtë shtet.
Edhe pse kanë kryer shkollimin, nga ai fillor e deri te ai i lartë, atyre përsëri nuk u jepet shtetësia. Kështu, ata nuk kanë të ardhme sepse nuk kanë të drejtë pune e jete, në shtetin të cilin e kanë atdhe. Ata nuk kanë të drejtë as të sëmuren sepse nuk kanë as shërbim shëndetësor. Në këtë kohë pandemie, ata detyrohen të shërohen në shtëpi ose të vdesin pa asnjë ndihmë mjekësore”, shkruhet mbi videon e publikuar nga platforma SHTETËSIA.MK në rrjetin social facebook.

https://www.facebook.com/101756921903553/posts/110859080993337/

 

Share.