fbpx

Hekurudhat e Maqedonisë në gjendje të mjerueshme, por kanë para për të blerë limuzina

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hekurudhat do të blejë automjet të ri, jo tren, por makinë pasagjerësh. Në shpalljen e Byrosë për furnizim publik thuhet se kompania do të blejë limuzinë. Planifikon të shpenzojë deri në 26 mijë euro për një automjet, lloji i motorit me naftë TDI, por është i njohur vetëm për një brend të caktuar të automjeteve. Nuk ka asnjë çmim në specifikimin teknik, por thuhet se makina duhet të jetë deri në 2000 cm/kub me minimum prej 147 kuaj fuqi. Duhet të ketë marsh automatik me tetë shpejtësi, të detektojë lodhje të shoferit, të paralajmërojë kur duhet të lëshohet korsia, të aktivizohet pa çelës, por edhe të parkojë vet.paraqiste konkurrencë e shtuar ose çmim më i lirë. Ndryshe, humbjet në Hekurudhë- Transport arritën në 8.3 milionë euro. Në transportin e udhëtarëve humbjet e Hekurudhës vetëm vitin e kaluar janë mbi 700 mijë euro, ndërsa në transportin e mallrave mbi 2.3 milionë euro. Hekurudhat para tre viteve morri hua nga kompanitë shtetërore MEPSO dhe ELEM për pagesën e rrogave. HK- Transport është një nga ndërmarrjet për të cilën kryeministri Zaev paralajmëroi se mund të privatizohet.

Share.