12:40 | 31 Tetor 2019

Komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn
12:40 | 31 Tetor 2019
Jam i bindur se rezultati zhgënjyes i Këshillit Evropian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian shumë shpejt do të ndryshojë, deklaroi komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn.
”Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Evropian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian shumë shpejt do të ndryshojë”, shkruan Hahn në Twitter.
Së bashku me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisioneri Hahn takoi në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ritheksoi mbështetjen e tij për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor/ ATSH-ANSA.