fbpx

Habit Mitrev. Ja çka kemi ne Maqedoni

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku Zhan Mitrev për rritjen e numrit të infektuarve me COVID-19 thotë se arsyeja kryesore për këtë rritje është se ne nuk kemi qëndruar konsistent në disa kufizimet e mëparshme.

Pse numri vazhdimisht rritet?.
“Arsyeja kryesore është sepse ne nuk respektuam në përputhshmëri atë që filluam. Shembulli i Kinës, ku kishim izolim të plotë, ndihmoi për të ndaluar përhapjen e virusit për tre muaj, ai u aplikua dhe në Australi dhe Zelandën e Re këto vende ishin në një bllokim, por ne dhe Evropa filluam, por nuk qëndruam në këtë qëllim. Kishte pushime, njerëzit u lëshuan dhe në fillim të shtatorit kishte rritje, tetori tashmë ishte një bum, ky është tani një cunami i vërtetë”, tha Mitrev për emisionin “Samo Vistina”.

Lidhur me karantinën, Mitrev beson se ajo jep rezultate, por duhet të zgjasë më shumë.
“Përvoja e kinezëve u tregua e mirë, a mund të bëhet ky kufizim në dimër sepse kemi shumë festa, këtu ka disa tundime”, thotë Mitrev.

Share.