fbpx

Habit ish-kryeministri: Virusi nuk do zhduket kurrë, do jetojmë me të

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair paralajmëroi sot se koronavirusi nuk do të ikë kurrë dhe britanikët duhet të mësohen të jetojnë me të, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të përqëndrohet në marrjen e masave duke qenë se shteti po përjeton valën e dytë.

Ish-kryeministri tha se struktura për ndalimin e përhapjes së virusit është shumë e rëndësishme duke qenë se një mbyllje tjetër e shtetit nuk do të ishte e mundur, si rrjedhojë qytetarët duhet të mësohen të jetojnë me virusin.

Blair e përshkroi koronavirusin si sfidën më të madhe me të cilën qeverisë i është dashur të përballet dhe kritikoi ministrat për mungesën e një strukture të mbajtjes së virusit nën kontroll.

Blair tha:

E vërteta është që ne do na duhet të jetojmë me Covid-19 pasi nuk mund ta eliminojmë.

Dhe po të kemi parasysh shtetet që i kanë zbutur rregullat e karantinimit, shohim një rritje te numrit të rasteve.

Nuk mund të flasim me siguri por ka 50 për qind mundësi që do ketë një tjetër shpërthim të sëmundjes në vjeshtë dhe ja pse është shumë e rëndësishme që të përgatitemi që tani për këtë.

Burimi: Daily Mail

Share.