Gucati i përgjigjet Veton Surroit pasi UÇK-në e quajti pakicë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

22:52 | 23 Tetor 2019

Kryetari i OVL’UÇK-së, Hysni Gucati, sonte në Debat Plus është pyetur për deklaratën e publicistit Veton Surroi, i cili kishte thënë se ‘UÇK ishte pakicë, jo shumicë në vend’.

Gucati ka thënë që s’do të donte të merrej me Surroin, por që këtë deklaratë do ia linte në ndërgjegjen e tij.

‘’Unë s’kisha dashtë me  u marrë fare hiq me Veton Surroin. Kërkund në botë s’ka shumicë, me 20 mijë ushtarë në një shtet. Përjashtu Kinën. UCK është ushtri që e ka cliru vendin. Për Veton Surroni, s’kisha dashtë me u marrë hiq me të, le të mbetet në ndërgjegjen e tij’’, ka thënë Gucati.

Share.