fbpx

Greqia mund ta kthejë këtë periudhë në mundësi…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se mesazhe më të moderuara kanë filluar të vijnë nga Greqia për çështjen e Mesdheut Lindor, por se ajo nuk ka hequr dorë nga politikat e saj maksimaliste, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mesazhet që vijnë nga kryeministri grek në dy-tre ditët e fundit kanë qenë më të moderuara. Ditët e fundit kanë filluar të vijnë mesazhe më të moderuara. Greqia filloi të japë një mesazh më pozitiv, duke shfrytëzuar mundësinë e kthimit të anijes Oruç Reis në Portin e Antalya-s për ta rimbushur me furnizime dhe mirëmbajtje”, tha Çavuşoğlu dje në një intervistë për CNN Turk. Kryediplomati turk shtoi se “nga ana tjetër duke thënë ‘ne duam më shumë nga kjo’, ata mbajnë qëndrimin e tyre maksimalist”.

Duke theksuar se bisedimet eksploruese që filluan pas krizës së Kardakut të vitit 1996 janë një mekanizëm i ngritur për të vendosur se si të zgjidhen problemet që nuk zgjidhjen me marrëveshje, Çavuşoğlu tha se jo vetëm një çështje, por të gjitha çështjet duhet të diskutohen në një paketë. 

Share.