fbpx

Greqia Ia Ka Nevojën Shqipërisë, Merr Vendimin E Papritur Për Punëtorët Sezonalë, Nuk Do Të Kenë Fare Nevojë Për …

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët që duan të punojnë në mënyrë sezonale në Greqi. Dogana e Qafë-Botës pritet të jetë e hapur për gjithë punëtorët sezonalë, dhe ky njoftim do te hyje ne fuqi në datat midis 25 tetor – 10 nëntor.

Punëtorët sezonalë pritet të kalojnë për të punuar në vjeljen e agrumeve në Greqi. Lajmi sapo është bërë i ditur nga Jolio Dine, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i cili ka komunikuar me deputetin e Nea Dhimokratia për Igumenicën, Vasili Jojaka.

Gjithashtu mësohet se edhe testi për COVID-19 do të realizohet falas për punëtorët në doganën e Qafe Botes.

Kujtojme se prej dates 21 korrik, dogana e Qafë-Botës është mbyllur përfundimisht pasi më parë ka qenë e hapur të paktën për kamionët. Ndërkohë të shtunën banorët e Sarandës, Konispolit e Finiqit, protestuan para doganës për hapjen e saj.

Megjithatë qeveria greke duket se ka marrë vendim për ta hapur vetëm për punëtorët sezonalë, duke qene se ka kërkesa në rajonin e Thesprotisë është për të paktën 2000 të tillë që pritet të punojnë në vjeljen e agrumeve.

Share.