fbpx

Goditje e rende per Maqedonine. Ja pse

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Historianët maqedonas dhe bullgarë nuk kanë bërë asnjë përparim në lidhje me Goce Dellçevin, edhe pse janë vendosur në tryezë ide të reja për karakterin dhe veprën e tij. Pak përparim është bërë në fushën e librave shkollorë për Mesjetën. Lidhur me shenjtorët C.irili e M.etodi, është rënë dakord që ata janë ilu.min istë mbarësll.ovenë dhe të k.rish.terë.

Anëtarët e Komisionit bilateral multidisiplinar për çështje historike dhe edukative midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë ranë dakord për një takim të ri deri në fund të vitit dhe pesë të tjerë vitin e ardhshëm.

“Ka norma të vogla të lëvizjes përpara dhe për mua kjo është e rëndësishme tani. Procesi i negociatave vazhdon, me të gjitha vësh.tirësitë dhe të gjitha temat e ndjeshme në tryezë. Unë kërkoj durim dhe më shumë vëmendje për ne dhe kolegët tanë nga Bullgaria, në mënyrë që çështjet të diskutohen me sa më pak emocione dhe te.ns.ione. Vetëm në atë mënyrë mund të kapërcehen gjërat”, tha bashkëkryesuesi i komisionit nga pala maqedonase Dragi Gjorgiev.

Homologu i tij bullgar Angell Dimitrov tha se në komisioni nuk u diskutua fare për gjuhën maqedonase. Kjo, tha Dimitrov duke iu përgjigjur një pyetje gazetari, është një temë që gjuhëtarët duhet të diskutojnë.
Komisioni u mblodh pas një pauze prej gati një viti, dhe arsyeja për këtë ishte pandemia me Kovid-19, por edhe zgjedhjet që u zhvilluan në vendin tonë.
Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar deri më tani ka arritur të bëjë disa përparime në lidhje me periudhën antike dhe Mesjetën, por asnjë marrëveshje për çështjen e Goce Dellçevit.

Share.