fbpx

Godet Mjeku shqiptar në Itali, Ja çfarë thotë për Valën e dytë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku shqiptar që punon në spitalin e Lodit në Itali, Alban Beltoja, foli në një lidhje me “Skype” për News24 lidhur me situatën e koronavirusit. Ai tha se në Itali ka pasur një rritje të vogël të rasteve të reja me Covid 19, por shtoi se nuk bëhej fjalë për një valë të dytë.

Një shpërthim i dytë sipas tij do të ndodhte vetëm atëherë kur njerëzit ulin vigjilencën dhe nuk zbatojnë masat antiCovid.

Si është situata në Itali, a ka nisur tashmë vala e dytë e koronavirusit?
Nuk e di nëse është valë e dytë apo e tretë, por problemi është shumë më i thjeshtë. Vala e dytë vjen në momentin që ulet vigjilenca dhe ndodh mosrespektimi i masave. Kjo ka ndodhur në Europë. Në Itali shifrat janë akoma të vogla, por frika është se ky virus ka një cikël prej 2 apo 3 javësh.

Është rritur numri i viktimave tani?
Bëhet fjalë për numra të vegjël për momentin, këto shifra nuk mund ta vënë sistemin në krizë.

Nëse e krahasojmë me dy javët e fundit, si është situata atje?
Sa i përket Lombardisë dhe Lodit situata është stabile. Kemi 2 apo 3 raste pozitive çdo ditë. Numri nëpër spitale s’po rritet, aktualisht. Kujtojmë që janë në fuqi masat parandaluese distanca, maska. Pra masat janë ende në fuqi dhe jeta vazhdon normalisht.

Jemi në fillim të vjeshtës, çfarë ndodh nëse shfaqet edhe gripi stinor?
Dje u ulën ndjeshëm temperaturat, deri tani ka qenë si kohë vere. Pritet të vijë gripi stinor, por kjo historia e Covid 19 ka një të mirë që duke mbajtur masat e Covid të mbron edhe nga gripi i zakonshëm i stinës. Një ndërthurje e gripit të stinës me Covid do të ishte vërtetë problem, se nuk kuptohet se cili ka temperaturë prej gripit apo prej Covid, prandaj parashikojmë që të nisë vaksinimi i popullsisë për gripin.

Është falas vaksina?
Po, gjithë kohës këtu është kategorike vaksina kundër gripit.

Një person që ka kaluar Covid dhe preket nga gripi i stinës e komplikon më tej situatën e tij shëndetësore?
Varet nga historia e sëmundjes së tij të mëparshme.

Sugjeroni vaksinimin nga gripi i stinës?
Ne e këshillojmë shumë. Ka edhe një teori që njerëzit që vaksinohen nga gripi janë prekur më pak edhe nga Covid. Këtu ka 2 javë që është hapur shkolla dhe presim të shohim nëse do të ketë apo jo rritje të rasteve me Covid. Megjithatë ka pasur disa zona me raste rritjesh.

Ka gjasa për karantinim të dytë?
“Lock down-i” më i mirë është që gjithsecili të vendosë një maskë, të mbajë higjienën e duarve, të ruajë distancën dhe të evitojë grumbullim.

Ka pasur te ju teste antiCovid për mësuesit në nisje të vitit të ri shkollor?
Në Lombardi ata i janë nënshtruar një testi për antikorpet, ka dalë edhe përqindja e tyre me antikorpe dhe ka treguar që disa prej tyre e kishin kaluar përpara Covidin.

Duhet bërë vaksina e Covid?
E thashë që para se të jetë efikase duhet të jetë edhe e sigurt.

Si u trajtuan mjekët e vijës së parë nga shteti?
Ne patëm solidaritetin e të gjithëve. Kjo gjë nuk po ndodh në shumë vende…

Këtu janë ngritur në protestë mjekët…
Bëjnë shumë mirë që kërkojnë kushte më të mira pune dhe shpërblime.

Share.