fbpx

Godet Filipçe, Ja cili është Shpëtimi i vetëm nga Koronavirusi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha për 360 shkallë se “mbyllja” e pritur e qytetarëve do të rrit rrezikun për përhapje të sëmundjes, nëse nuk respektohen masat për kujdes. Ai tha se përderisa ka numër të madh të personave që nuk kujdesen as për vete as për më të afërmit e tyre, zgjidhja e vetme është vaksina për të cilën duhet të pritet të paktën edhe disa muaj, transmeton Portalb.mk.

“Ne aplikuam për vaksinë përmes dy mekanizmave. Njëri sistem është përmes mekanizmit të OBSH për shpërndarje të barabartë të vaksinave në të gjitha shtetet që do të aplikojnë për vaksinë të 20 përqind të popullësisë, gjithsesi këtu grupet e rrezikut kanë përparësi. Edhe oferta e Polonisë, përmes ambasadës polake te ne, të blejmë një sasi të sasisë së tyre që shtetet e BE-së planifikojnë ta marrin përmes marrëveshjes direkte me prodhuesin e vaksinës së oksfordit. Bëhet fjalë për 400 milionë doza, nuk dihet si do të jetë shpërndarja, por ne në mënyrë intensive i mbajmë kontaktet edhe me Poloninë edhe me OBSH dhe mendoj se mbajmë dinamikë të mirë të komunikimit dhe do të jemi shtet i cili, atëherë kur të mbrri vaksina, do të kemi menjëherë qasje tek e njejta”, deklaroi Filipçe.

Share.