fbpx

Godet Filipçe/ Ja çfarë do ndodhë në 2 Muajt e ardhshëm…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Filipee ishte në hapjen e spitalit modular te Klinika e Pulmologjisë, ku do të bëhet ndarja e pacientëve me simptome të virusit korona nga ata me sëmundje kronike të frymëmarrjes, si kategori më e rrezikuar.

Ministrri i Shëndetësisë tha që ky objekt u bë në kohë rekorde me 122 mijë euro donacion, por pranoi se janë vonuar me 16 spitalet e tjera modulare si projekte të Bankës Botërore. Ai u zotua se gati do të bëhen pas dy muajve, si preventivë për valën e re që pritet në vjeshtë që pikun do ta arrijë në janar.

“Nese ndodhë ndonjë skenar i zi që do të thotë numër i madh i të infektuarve me CoVid-19 dhe të pacientëve me grip sezonal dhe virozat e tjera, parashikimi i tanishëm se do të mund të ndodh piku i valës së re në Janar. Kjo ulje e numrave të tanishëm është falë muajve të nxehtë të verës- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Simbas drejtorit të Pulmologjisë vala e vjeshtës do nisë atëherë kur faktorët si mjegulla dhe smogu së bashku me gripin sezonal do të ndikojnë në përkeqësimin e situatës epidemiologjike.

“12pacientë pranojmë në ditë sepse distanca nga njëra tek tjetra kontrolle është 30 minuta. Gjatë një orari të punës, rreth 12 pacientë mund të vijnë sipas ‘termini im’ në ambulacë.

Mirepo ju patë që kemi 4 ambulanca të reja kështu që mendoj se kemi kapacitet të mjaftueshëm me gjithë ambulancën tjetër që pranon vetëm pacientët me urgjenca- pohoi Dejan Dokiç, Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë.

Perderisa sistemi shëndetësorë po merr masat për shtimin e kapaciteteve spitalore në shërbim të pacientëve të prekur na virusi korona, Pandemia po avancon tek qytetarët.

Vetem sot u shënuan edhe 109 raste të reja dhe në total ka arritur në 14,871, prej të cilëve 2.208 janë raste aktive. Brenda 24 orëve të fundit ndërruan jetë edhe 3 pacientë dhe në total 609 e kanë humbur betejën me këtë virus.

Nderkaq, 89 të shëruarit sot iu bashkëngjiten 12,054 pacientëve që ia dolën mbanë nga Pandemia.

Share.